Formula 1, 20 fëmijë në krah të heronjve të tyre – zëvendësojnë femrat joshëse - Bota Sot
Formula 1, 20 fëmijë në krah të heronjve të tyre – zëvendësojnë femrat joshëse

Formula 1

E enjte, 22 shkurt 2018

Formula 1, 20 fëmijë në krah të heronjve të tyre – zëvendësojnë femrat joshëse

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 20:46
Ilustrim

Ikin bukuroshet me minifunde e taka të larta, vijnë fëmijët. Revolucioni sa i përket momentit përpara nisjes së garave të Formulës 1, i shumëkërkuar nga pronarët e rinj të “Liberty Media”-s, ka sjellë një nismë të re.

Pas njoftimit se nuk do të shihnim më femrat me linja joshëse, të veshura me minifunde e mbi taka të larta, që shoqëronin pilotët me çadra në duar përpara nisjes së çdo gare, tashmë vendin e tyre do ta marrin fëmijët, protagonistë të motorsportit.

Do të jenë pikërisht 20 fëmijë, që do të kenë mundësinë të shoqërojnë dhe të bëjnë foto me 20 pilotët përpara çdo gare, të përzgjedhur mbi meritat sportive në kategorinë e ulëta të garave, ose me short.

“Ky do të jetë një rast unik për këta fëmijë”, deklaroi në një komunikatë për shtyp Sean Bratches, drejtor komercial i “Liberty Media”-s.

“Imagjinojini teksa vihen në krah të heronjve të tyre, të cilët përgatiten për fillimin e garës. Do të jenë me pilotët më të mirë në botë. Për ata dhe të afërmit e tyre do të jetë një eksperiencë e papërshkrueshme dhe e paharrueshme, një frymëzim për të vazhduar në botën e automobilizmit, për t’u stërvitur edhe më shumë, e sigurisht për të ëndërruar që një ditë të bëhen si heronjtë e tyre. Nuk besoj se ka mënyrë më të mirë frymëzimi për një brez të ri heronjsh në Formulën 1”, tha më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test