Skuadra e Red Bullit në Formula 1, zbuloi makinën e re RB14 që do të zbresë në pistë për garat e Botërorit të 2018-ës. Objektivi është të qenit kompetitivë me Mercedesin dhe Ferrarin për titullin kampion.
Adrien Newey duket se ka vendosur të mbajë disa sekrete, për të mos u dhënë shumë pika referime rivalëve të Red Bullit. Verstappen dhe Ricciardo janë gati për të zbritur në pistë për testet e para të sezonit.