Pas përfundimit të garës së Argjentinës, Valentino Rossi u shfaq i tërbuar me gjestin e Marc Marquezit, që e nxori italianin nga pista e MotoGP-së. Doktori nuk përmbahej në fjalët e tij, teksa tha se tolerimi ndaj tij, por e bën këtë sport të rrezikshëm. “Të paktën unë jam mirë dhe kjo ka rëndësi. Ai donte të më bëjë keq dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë.
Marc nuk ka respekt për kundërshtarët dhe bën çdo gjë me qëllim, ndaj edhe unë kam frikë të qëndroj në pistë me të, sepse nuk ndihem i mbrojtur. Drejtuesit e garës duhet të bëjnë diçka, pasi vërtetë ishte një gjest për të bërë keq”, tha Rossi.