Hamilton ka rinovuar kontratën e tij - Bota Sot
Hamilton ka rinovuar kontratën e tij

Formula 1

E enjte, 20 shtator 2018

Hamilton ka rinovuar kontratën e tij

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:06
Hamilton

Pas shumë e shumë përpjekjeve më në fund është arritur akordi, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij më Mercedes Benz. Marrëveshja e re mes palëve do ta mbajë lidhur pilotin britanik me shigjetat e argjendta deri në 2020. Për drejtuesit e Mercedes marrëveshja  pritej të firmosej që në mars, por ishte Hamilton ai që i la pezull bisedimet.  Konfirmimi ka ardhur edhe në faqen zyrtare të Mercedes, të cilët kanë njoftuar për arritjen e akordit. Kontratë faraonike për pilotin britanik i cili do të përfitojë nga 30 milionë funte në vit deri në 40 milionë duke përfshirë këtu edhe bonuset. Vetë katër herë kampioni i botës në Formula 1 e cilësoi firmën thjeshtë si çështje formaliteti pasi mes tij dhe shefit ekzekutiv Toto Wolf gjuha e përbashkët ishte arritur prej kohësh. I kënaqur është shfaqur edhe Wolf i cili e vlerësoi maksimalisht Hamilton duke deklaruar se është krenar që ka në skuadër pilotin më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test