E premte, 26 prill 2024
  • Skena e sulmit në Breitscheidplatz, Berlin

    Angela Merkel viziton skenën e sulmit në Breitscheidplatz. Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 49 të tjerë u plagosën, kur një kamion depërtoi në masën e njerëzve. Kancelarja Angela Merkel u quajti këtë “një akt mizor dhe të pakuptueshëm”. “Në rrethanat aktuale mund të mendojmë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist”, tha Merkel në Berlin. “Kjo është një ditë shumë e rëndë për Gjermaninë.” Merkel tha në një prononcim, se ajo në këto çaste mendon në radhë të parë për të vdekurit dhe të plagosurit. Një vend i tërë është i bashkuar në hidhërim. “Unë jam me mendime edhe tek forcat e shpëtimit, policët, zjarrëfikësit, mjekët e kujdestarët.” Ajo i falendëroi ata “nga zemra për angazhimin e tyre të vështirë.”