E premte, 26 prill 2024
  • Skandaloze: Në mes të Mitrovicës “Kosovo is Serbia”

    Provokimet e serbëve në Kosovë nuk kanë të ndalur. Serbët po provokojnë në mënyra të ndryshme shtetin e Kosovës, ku kohëve të fundit janë rritur tensionet mes dy shteteve, pas ndalimit të trenit serb nga ana e shtetit tonë që të hynte brenda territorit të Kosovës. Por  ky mbishkrim i vendosur në qytetin e Mitrovicës e në të cilin shkruan “Kosovo is Serbia”, dëshmon edhe njëherë pretendimet që serbët kanë mbi Kosovën. Vendosja e një mbishkrimi të tillë në mes të qytetit është një skandal, të cilin institucionet e Kosovës nuk duhet ta lejojnë./BS