E shtunë, 11 maj 2024
  • “Bota sot”, dritare informimi edhe për Ramush Haradinajn

    Strasburg, Francë, 2 prill 2017: Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në Strasburg, pasi me 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të shtetit serb.  Ai gjatë kësaj kohe sa po qëndron atje, është vizituar nga një numër i madh i bashkatdhetarëve, personaliteteve shtetërore, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria e diaspora. Por, Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Francë, për zhvillimet që po ndodhin në vendin tonë e më gjerë, ai ka zgjedhur të informohet përmes gazetës kombëtare, “Bota sot”. Ai gjatë ditës së djeshme është fotografuar duke lexuar gazetën “Bota sot”, në Strasburg të Francës, ku Haradinaj është duke pritur vendimin e Gjykatës së Colmarit, e vendim ky që do të merret me 6 prill./BS