E premte, 26 prill 2024
  • Alpinistja nga Kosova në majën më të lartë të botës

    Alpinistët nga Kosova, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina, pushtuan Everestin dhe ngrenë flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës. Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë klub nga Kosova, përfundoi me sukses, pas pothuajse dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë. Me këtë arritje, alpinistët e Kosovës arritën ta fusin Kosovën në listën e shteteve të botës që e kanë pushtuar majën më të lartë në botë.