“Lotte World”, kulla 555 m e lartë e Koresë së Jugut - Bota Sot
E martë, 25 prill 2017

Foto galeri

Kthehu në ballinë
  • “Lotte World”, kulla 555 m e lartë e Koresë së Jugut

    Pas 6 vitesh ndërtimi, kulla 555 metra e lartë e quajtur “Lotte World” u hap këtë muaj, duke vendosur rekorde të reja botërore, e duke ripërcaktuar panoramën mbi Seul.

    Jo vetëm është kulla më e lartë në Korenë e Jugut dhe e pesta më e lartë në botë, por ajo mban edhe observatorin më të lartë të qelqtë në lartësinë e 478 metrave.

    Kulla “Lotte World” ka edhe ashensorin më të lartë dhe më të shpejtë në botë, “Sky Shuttle”, që i ngre pasagjerët nga kati i parë në të 121-tin brenda një minute, ose me shpejtësi 10 metra për sekondë.

    Nga maja e kullës gjysmë kilometri të lartë, vizitorët mund të shohin skajet më të largëta të Seulit dhe terrenin malor përtej tij. “Lotte World” pajtoi një prodhues amerikan ashensorësh për të sjellë në jetë “Sky Shuttle”, që përbëhet nga dy kabina të lidhura, që në mënyrë simultane dërgojnë pasagjerët në kate të ndryshme.

    Azia, në fakt, ka lënë jo pak mbresa për sa i takon teknologjisë së ashensorëve në vitet e fundit. Në vitin 2016, kulla “Shanghai” u hap duke prezantuar ashensorin më të shpejtë në botë, të projektuar nga “Mitsubishi”, që mund të ngrihej me shpejtësinë 20.5 metra në sekondë.

    Por në anën tjetër, në lartësinë prej 1 km në qiell, kulla “Jeddah” në Arabinë Saudite do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, kur të përfundojë në vitin 2019. Një ndërtesë kaq e lartë, normalisht kërkon ashensorë jashtëzakonisht të shpejtë.

    Prodhuesi finlandez “Kone” ka marrë përsipër sfidën, duke projektuar një ashensor që përdor një kabllo me fibër karboni të fortë aq sa duhet, për të ngritur një ashensor në lartësinë 1 km nga toka, ndërkohë që më herët lartësia maksimale në të cilën mund të ngjitej një ashensor ishte 500 metra.

    Sipas kompanisë, ashensori i ri do të arrijë katin më të lartë të kullës në vetëm 52 sekonda. Por, inovacioni më ekzaltues në teknologjinë e ashensorëve vjen nga një kompani gjermane transporti, “Thyssenkrupp”.

    Duke përdorur tërheqjen magnetike, që përdor fushat magnetike në vend të kabllove të ashensorit, kompania propozon ashensorë që lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht. Ky lloj ashensori mund të jetë më i ngadaltë, por mund të rrisë efikasitetin brenda një ndërtese.

1 / 10
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Më të lexuarat
Sondazh A besoni se Qeveria do ta perfundoj mandatin e saj?

    Qeveria ta përfundoj mandatin

    Qeveria do të bije, pasi do të prishet koalicioni

    Opozita do ta rrezoj qeverinë

    Shiko rezultatet
    test