Del libri me pesë mijë fotografi të Marilyn Monroe - Bota Sot
E premte, 15 dhjetor 2017
  • Del libri me pesë mijë fotografi të Marilyn Monroe

    Së fundi ka dalë libri me pesë mijë fotografi personale të Marilyn Monroe të shkrepura nga fotografi Milton Greene.

    Ikona e Hollivudit dhe fotografi Milton Green, kishin pasur një marrdhënie të pazakontë, shkruan Daily Mail.

    Monroe ishte shpërngulur në shtëpinë e tij në Connecticut më 1953.

    “Ata u bënë miq përnjëherësh”, tha djali i Green, Joshua, për mediumin Event.

    “Në fakt, ata edhe mund të kenë pasur aferë kur ishin takuar së pari’, shtoi ai.

    Por ata i kishin ndarë rrugët më 1957, pasi që burri i atëhershëm i Marilyn, dramaturgu Arthur Miller, ishte zemëruar me rolin e Milton në jetën e gruas së tij.

    Por bashkëpunimi mes Monroe-s dhe Milton solli në jetë më shumë se pesë mijë fotografi, ndërkaq Joshua më poshtë i ka zgjedhur ato më të mirat nga koleksioni i babait të saj.

1 / 9
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat