Llorente largohet nga Napoli

Futboll

Llorente largohet nga Napoli

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:41
Llorente largohet nga Napoli

Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente iu bashkua Napolit në verën e 2019-ës me parametra zero, pasi ki kishte përfunduar kontrata me Tottenham, por në janar pritet të largohet edhe nga napolitanët, pasi nuk po gjen hapësira aktivizimi.

Sezonin e kaluar 35-vjeçari luajti 24 ndeshje në të gjithë kompeticionet, shumicën duke ardhur nga pankina dhe arriti të shënojë 6 gola, por me ardhjen e Osimhen e Petagnas, iu mbyllën hapësirat në skuadrën e Gattusos.

Së fundi mediat italiane raportojnë se Llorente ka arritur marrëveshjen me Sampdorian dhe do të vihet nën urdhrat e Claudio Ranierit që në fillim të muajit janar, ndërsa Napoli ka rënë dakord ta lërë të lirë 6 muaj para fundit të kontratës.

Sulmuesi spanjoll shihet si ideal për të luajtur në krah të Quagliarellës në formacionin 4-4-2 të Claudio Ranierit dhe pritet të ketë shumë hapësira loje te skuadra e Sampdorias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat