Chelsea informon klubet italiane për Emersonin

Futboll

Chelsea informon klubet italiane për Emersonin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Emerson

Chelsea ka informuar klubet italiane si Inter dhe Napoli se nuk do ta huazojnë mbrojtësin Emerson dhe duan vetëm shitjen.

Ish mbrojtësi i Romës nuk ka vend në planet e Frank Lampard dhe është i lidhur me rikthimin ne Seria A.

Chelsea i ka informuar klubet e interesuara se Emerson do largohet nëse paguhet vlera e kërkuar dhe në formë huazimi vetëm nëse është me obligim blerje në muajin qershor.

Napoli dhe Interi janë në garë për italianin, derisa “Blutë” e Londrës i kanë vendosur vlerën e 12 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat