I acaruar

Futboll

I acaruar

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:00
Christian Eriksen 

Danezi Christian Eriksen po kërkon largimin nga klubi italian Inter në këtë afat kalimtar.

Eriksen, i cili refuzoi çdo ofertë të rinovimit të kontratës nga Tottenham Hotspur, nuk arriti që të tregohej i suksesshëm në Seria A, tek Interi.

Së fundmi, Inter është duke kërkuar një klub të ri për danezin. Kjo pasi që me largimin e tij do të nënkuptonte se Interi mund të blejë një lojtar të ri.

Ai iu është vetë ofruar Real Madridit dhe Atletico Madrid në këto ditë, mirëpo për momentin asnjëra nuk e ka prioritet transferimin e 28 vjeçarit.

Ky i fundit raportohet se ka pasur probleme me menaxherin italian, Antonio Conte, për këtë arsye edhe nuk ka pasur sukses aty.

Në anën tjetër, Eriksen, po kërkohet edhe nga disa klube të tjera siç janë Arsenal dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat