Nick Kyrgios mungesa e madhe e Australisë në ATP Cup!

Futboll

Nick Kyrgios mungesa e madhe e Australisë në ATP Cup!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:30
Nick Kyrgios mungesa e madhe e Australisë në ATP Cup!

Nick Kyrgios nuk do të jetë pjesë e ekipit të Australisë në ATP Cup. Mungesa e aktiviteteve, dëmtimet e shumta dhe problemet e mëdha jashtë fushave të lojës vazhdojnë të kushtëzojnë ndjeshëm karrierën e tenistit të talentuar me origjinë greke.

Të gjitha bashkë kanë bërë që Kyrgios të rrëshqasë në pozicionin e 46 në klasifikimin e përgjithshëm botëror, megjithatë goditjen e fundit me sa kuptohet 25-vjecari e pëson pikërisht te ky kompeticion, që zhvillon edicionin e dytë në historinë e këtij aktiviteti.

ATP Cup është përfshirë në kalendarin vjetor nga drejtuesit e Federatës ATP dhe ky kompeticion në rang ekipor zhvillohet pikërisht pak ditë përpara turneut të parë të madh të sezonit, që është Australian Open.

Tenisti australian ka munguar për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, për shkak të frikës së infektimit nga pandemia e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat