Galliani emërohet nënkryetar i Serie B

Futboll

Galliani emërohet nënkryetar i Serie B

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:02
Adriano Galliani

Shefi ekzekutiv i Monza, Adriano Galliani, është zgjedhur nënkryetar i Lega Serie B.

Mauro Balata është konfirmuar si Presidenti i Lega Serie B, me Shefin ekzekutiv të Monza, Adriano Galliani që bashkohet në bord si nënkryetar.

Votimi u mbajt në distancë përmes video-thirrjes këtë mbrëmje dhe Balata fitoi një vit tjetër si President i Lega Serie B.

“Unë do të punoj me bordin e ri dhe të gjitha klubet për të mirën e Serie B, për të përfunduar projektet dhe misionin tonë, i cili është të rrisim Lega në çdo aspekt, duke përfshirë profilin e saj social, ekonomik dhe të brendit”, tha Balata.

Shefi i Monzas, Galliani, i cili për më shumë se 30 vjet ishte në krye të Milanit, u zgjodh nënkryetar i Lega Serie B.

Presidenti i Ascoli, Carlo Neri, Presidenti i Lecce, Saverio Sticchi Damiani, Presidenti i Pordenone, Mauro Lovisa, Presidenti i Reggiana, Carmelo Salerno dhe Presidenti i SPAL, Walter Mattioli u zgjodhën të gjithë në këtë bord.

Andrea Messuti dhe Mauro Pizzigati janë këshilltarët e pavarur.

“Unë jam i sigurt që ne do të bëjmë punë të mirë së bashku me të gjithë presidentët dhe klubet”, shtoi Galliani.

“Ky është një moment i vështirë për futbollin, ka shumë për të bërë dhe ne do të fillojmë nesër. Do të përpiqem të sjell një pjesë të përvojës që kam grumbulluar gjatë viteve”, përfundoi Adriano Galliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat