Juventusi mposht Sassuolon dhe mban hapin në luftën për kreun

Futboll

Juventusi mposht Sassuolon dhe mban hapin në luftën për kreun

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:18
Juventusi

Juventusi është djersitur shumë për të siguruar tre pikë të reja në ballafaqim me Sassuolon.

Ndeshja e cila u luajt në shtëpinë e bardhezinjve u mbyll në shifrat 3-1 në të mirë të ekipit të Andrea Pirlos dhe ishte e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.

Mysafirët luajtën me një lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë pasi nga loja u përjashtua me karton të kuq mesfushori Obiang

Danilo e kaloi "zonjën e vjetër" në epërsi me golin e tij në minutën e 50', por vetëm tetë minuta më vonë shifrat i barazoi Defrel

Vendasit e rikthyen avantazhin përmes Aaron Ramseyt në minutën e 82' dhe pastaj Cristiano Ronaldoi vendosi për rezultatin final duke realizuar për 3-1.

Pas 17 xhirove Juventusi ka mbledhur 33 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat