Flak patericat dhe pritet në fushë

Futboll

Flak patericat dhe pritet në fushë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:11
Flak patericat dhe pritet në fushë

Xhakomo Vrioni kreu një operacion në kavilje që e mbajti jashtë fushave të lojës për disa kohë.

Dje, sulmuesi kuqezi është shfaqur në qendrën mjekësore të Juventusit, ku pas ekzaminimeve për Dibala & Co, ka qenë edhe radha e djaloshit kuqezi që të marrë terapinë e tij.

Sulmuesi i Juventusit U23, i grumbulluar disa herë edhe me skuadrën A, në të cilën ka bërë edhe debutimin, ka bërë dje një seancë terapie dhe pasi del nga klinika ai është fotografuar duke ecur pa ndihmën e patericave, të cilat i ka në dorë për siguri.

Kësisoj, mediat pranë Juventusit bëjnë me dije se për pak kohë ai pritet të rikthehet në fushë për të nisur rikuperimin e plotë dhe stërvitjet individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat