Belgu nuk po përshtatet assesi te Reali

Futboll

Belgu nuk po përshtatet assesi te Reali

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:21
Belgu nuk po përshtatet assesi te Reali

Mesfushori belg nuk e ka ndërmend assesi të adaptohet të Real Madridi që erdhi me shumë buj.

Ai vazhdon të mbetet nën hije derisa, trajneri Zinedine Zidane vazhdoni ta jap përgjigjjen e njëjtë.

“Do ta integrojmë pak nga pak, do ta integrojmë pak nga pak…” Kjo është shprehja që Zidane thotë gjithmonë kur pyetet për Eden Hazardin në konferencat për shtyp.

Shpresa e madrilenëve është e madhe. Blerja 100 milionë euro dhe 40 të tjera në formë bonusesh duhet t’i shërbente Realit hapin e madh në të gjitha kompeticionet.

Por për momentin, belgu e ka shumë të vështirë të bëjë diferencën. Në “El Sadar”, në një fushë të vështirë, Hazard u rikthye titullar. Dha disa shkëndija, por është ende shumë larg nivelit të tij më të mirë. Dëmtimet kanë qenë problem i madh për të. Hazard është rikthyer pas një kalvari të gjatë dëmtimesh. Kjo është një situatë e re për të, pasi deri përpara transferimit në Madrid luante mesatarisht 50 ndeshje në sezon. Nuk ishte dëmtuar kaq shpesh.

Në sezonin 2012-2013 arriti të luante 62 ndeshje në sezon. Madrilenët kërkojnë që ta rikthejnë me qetësi duke kujtuar dëmtimet e Gareth Bale. Është e kuptueshme që ecuria e tij ka qenë e tmerrshme, por e konfirmojnë gjithashtu edhe statistikat. Madje ai parakalohet edhe nga Bale, i cili gjithashtu ka qëndruar jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Të dy u transferuan për 101 dhe 100 milionë euro. Bale erdhi në Madrid kur ishte 24 vjeç, ndërsa belgu 28.

Në një sezon e gjysmë me madrilenët Bale kishte shënuar 32 gola, ndërsa Hazard ka shënuar vetëm tre. Për më tepër, Bale ka luajtur në 59% të ndeshjeve në sezonin e tij të parë dhe 78% në të dytin. Hazard ka statistika shumë të ulëta.

Ai ka luajtur vetëm 33% të ndeshjeve në sezonin e parë dhe 16% në këtë aktualin. Situata e Hazardit është një nga temat dhe problemet më të mëdha në zyrat e “Bernabeu”-t. Blerja e tij 140 milionë euro rëndon në arkat e klubit dhe rroga 15 milionë euro gjithashtu. Hazard erdhi me vlerën e kartonit 150 milionë dhe tani vlen 50 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat