Ish mbrojtësi i njohur: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

Futboll

Ish mbrojtësi i njohur: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:08
Gigio Donnarumma

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta thotë se Gigio Donnarumma është portieri më i mirë në botë.

Ai gjithashtu komentoi edhe zënkën mes Lukakut dhe Ibrahimovicit në ndeshjen e Kupës së Italisë.

“Unë bëja gjëra më të këqija se ajo çka ndodhi mes Ibras dhe Lukakut”, tha Costacurta për Sky Sport.

“Mauro Tassotti më kishte mësuar se si të bezdisja kundërshtarët, ktheje njërin, kontrollo emrin në shpinë dhe pyete se kush ishte ai.”

Ish-mbrojtësi i Milanit ishte i impresionuar nga Gigio Donnarumma në fitoren 2-1 të Rossonerëve ndaj Bolgonas dje dhe tha se 20 vjeçari është portieri më i mirë në botë.

“Absolutisht po”, tha Costacurta kur u pyet nëse Gigio është portieri më i mirë në botë.

“Ai është atje lart me Neuer”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat