Hoxha prezantohet te “St. George” nga Malta: Një hap i rëndësishëm në karrierën time

Futboll

Hoxha prezantohet te “St. George” nga Malta: Një hap i rëndësishëm në karrierën time

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:29
Hoxha prezantohet te “St. George” nga Malta: Një hap i rëndësishëm në karrierën time

Futbollisti shqiptar, Bleron Hoxha, ka nënshkruar kontratë me skuadrën ‘St. George’ nga Malta.

Hoxha, do të jetë shtyllë kryesore e ekipit në mesfushë.

Ai me futboll ka filluar si i vogël, duke luajtur për klube të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

Talenti, dhe mbi të gjitha pasioni i tij për futbollin e bëri që ai të jetë pjesë e elites futbollisitike të Maltës.

Bleron Hoxha, pas nënshkrimit të kontratës ndjehet i entuziazmuar për karrierën në futbollin ndërkombëtar.

“Ndjehem i lumtur dhe mbi të gjitha i plotësuar që sot nënshkruajta kontratë me Klubin futbollistik ‘St. George’ të Maltës. Sot është një hap i rëndësishëm për karrierën time si profesionist.  Dua që ta ndihmojë ekipin tim me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin që kam. Jam këtu për të bërë më të mirën e mundshme”, thekson Bleron Hoxha.

Ai është lindur dhe rritur në f. Rashçe, kurse sot vazhdon karrierën e tij futbollistike në elitën e futbollit maltez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat