Teuta ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit

Futboll

Teuta ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:20
Erjon Hoxhallari

Përpara takimit ndaj Teutës u prononcua edhe një prej futbollistëve me performancat më pozitive këtë sezon, Erjon Hoxhallari. Mbrojtësi i kërkoi Tiranës së tij që të përqendrohet te marrja e tre pikëve, pa menduar gjatë për lojën e bukur.

“Besoj se jemi në një gjendje të mirë, pasi e treguam dhe me Kukësin që ishim shumë mirë në gjendje fizike. Po ashtu edhe në lojën tonë dolëm, por na munguan golat, ndoshta edhe një penallti që s’na u dha. Do ishte akoma më mirë që atë ndeshje ta kishim fituar dhe të vinim me një moral tjetër në ndeshjen ndaj Teutës. Në këtë pozicion që jemi ne, na duhen vetëm pikët. Shpresojmë që mbas lojës së mirë të vijnë dhe pikët”, tha Hoxhallari.

Teuta ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit, por për 25-vjeçarin nëse bardheblutë sulmojnë ashtu si ata dine, nuk do të jetë e vështirë t’u shënojnë “djemve të detit”.

“Në qoftë se vazhdojmë me ritmet që po krijojmë para portës, nuk do ta kemi shumë të vështirë të shënojmë. Kemi dalë shumë herë, por nuk kemi mundur të shënojmë. Po të jemi më të përqendruar besoj se do të ecim më lehtë”, tha mbrojtësi bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat