Barcelona synon përmbysjen në Paris

Futboll

Barcelona synon përmbysjen në Paris

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:14
Pamje nga një ndeshje

PSG dhe Barcelona do të përballen sonte në një ndeshje të vlefshme për kthimit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Në “Parc des Princes”, gjithçka do të rifillojë nga disfata 4-1 e katalanasve, vendosur më 16 shkurt në “Camp Nou”.

Protagonisti i madh i asaj mbrëmje ishte Kylian Mbappé, i cili me një tregolësh ndihmoi ekipin e tij për të përmbysur situatën, pasi blaugrana-t kishin kaluar në avantazh falë një penalltie të konvertuar në gol nga Lionel Messi. Shënuesi tjetër për parizienët ishte Moise Kean.

Për këtë rast, Mauricio Pochettino do të duhet të merret me disa mungesa, duke përfshirë ato të Kean dhe Neymar. Në skemën 4-2-3-1 të tij, Florenzi, Maquinhos, Kimpembe dhe Kurzawa do të përbëjnë vijën mbrojtëse, përpara Jesus Navas. Paredes dhe Gueye do të veprojnë në mesfushë, ndërsa në sulm, në mbështetje të “pykës” së vetme, Icardi, do të atashohet treshja e përbërë nga Di Maria, Verratti dhe Mbappé.

Ronald Koeman do të mbështetet në modulin 3-4-1-2, në të cilin nuk do të jetë Pique i dëmtuar. Paketa mbrojtëse, përpara Ter Stegen, do të plotësohet nga Mingueza, Lenglet dhe Umtiti. Dest dhe Jordi Alba (jo fort mirë) do të luajnë nga krahët, ndërsa në qendër të mesfushës do të jenë De Jong me Busquets. Në hapësirën e sulmit ka vend për Messi dhe Dembele, me Pedri që i mbështet ata si “playmaker”.

Ja formacionet e mundshme:
PSG (4-2-3-1): Jesus Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Paredes, Gueye; Di Maria, Verratti, Mbappé; Icardi.
BARCELONA (3-4-1-2): Ter Stegen; Mingueza, Umtiti, Lenglet; Dest, Busquets, F. De Jong, Jordi Alba; Pedri; Messi, Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat