Haaland vendosi dy rekorde

Futboll

Haaland vendosi dy rekorde

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:26
Haaland vendosi dy rekorde

Thuajse sa herë që shënon gol, Erling Haaland vendos nga një rekord të ri.

Të martën mbrëma, Borussia Dortmundi luajti baras 2-2 me Sevillën në Ligën e Kampionëve, duke siguruar kalimin për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Haaland ishte autor i të dy golave për skuadrën gjermane, duke vendosur kështu edhe dy rekorde tjera.

Norvegjezi u bë lojtari që më së shpejti në histori të Ligës së Kampionëve arrin shifrën prej 20 golave, nga vetëm 14 paraqitje.

Gjithashtu, Haaland u bë edhe lojtari më i ri në moshë (20 vjet e 231 ditë)në histori të kësaj gare që shënon 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat