Adriano vazhdon me “çmenduri”

Futboll

Adriano vazhdon me “çmenduri”

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:17
Adriano vazhdon me “çmenduri”

Shumë futbollistë pasi që penzionohen nga futbolli kanë probleme në menaxhimin e parave që kanë fituar gjatë kohës që kanë luajtur, dhe Adriano padyshim që është një ndër ta.

Ish lojtari i Inter ka vendosur që të shesë shtëpinë e tij për të jetuar në një hotel luksoz në Rio de Janeiro!

Adriano, që më së shumti kujtohet për kohën si lojtar i Interit, poashtu ka luajtur edhe për Palmeiras dhe Roma. Ai është duke qëndruar në hotelin Grand Hyatt duke shpenzuar rreth 12.000 euro për muaj deri sa të gjejë një shtëpi të re.

Ai shiti rezidencën e ti për shumën 1.3 milion euro dhe tani jeton në një suit presidenciale, ku shpenzimet mujore tregojnë për luksin që ka hoteli.

Adriano tha se me veti nga shtëpia e kaluar ka marrë vetëm çmimet të cilat i ka fituar gjatë karrierës së tij futbollistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat