Trajneri dhe analisti Faruk Statovci, e ka komentuar skuadrën e Besës së Pejës, e cila në këtë edicion nuk po arrin rezultate të kënaqshme me futbollistë të rinj.
Besa në 25-të xhiro i ka arritur t'i tubojë vetëm shtatë pikë.
"Besa ua ka humbur motivin futbollistëve. Nuk luhet në Superligë me lojtarë vetëm të rinj. Ata në ëndërr shohin duke humbur. Dëshira e tyre është qe të humbin 2:0, ka deklaruar Statovci për emisionin "Kampionët", shkruan Zeri.info.
"Trajneri francez (Jerome Klein) që ka qenë e që tashmë është drejtor sportiv ia ka lënë “këmbët e arushës” trajnerit të ri, Leotrim Krasniqi e ai vetë është bërë drejtor sportiv.
Francezi e ka nënçmuar Superligën duke thënë se pa problem do të arrijmë rezultatë të mëdha. Po të ishte i mirë, ai do të qëndronte në Francë", vlerësoi Faruk Statovci..