Zidane: Të shikosh Karim është një luks

Futboll

Zidane: Të shikosh Karim është një luks

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:49
Zidane: Të shikosh Karim është një luks

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, ka analizuar fitoren 3:1 të marrë në fushën e Celta Vigo-s.

“Ka qenë një ndeshje e plotë, e interpretuar shumë mirë. E kemi nisur shumë mirë me zotërimin e topit: i vetmi mëkat ka qenë goli i pësuar pak para fundit të pjesës së parë”, ka thënë trajneri francez.

“Më pas kemi vuajtur pak më shumë në pjesën e dytë, por e kemi merituar fitoren.

Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë në këtë rrugë”.

“Benzema? Për ata që e pëlqejnë futbollin, të shikosh Karim është një luks”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat