Një autogol ndal Francën

Futboll

Një autogol ndal Francën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:17
Një autogol ndal Francën

Ka nisur me një barazim në shtëpi aventura e Francës në kualifikueset për Katar 2022.

Kampionët e botës në fuqi nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Ukrainës në shtëpi, ndeshje e vlefshme për Grupin D.

Griezmann ka hapur sfidën me një magji në minutën e 19-të, por ukrainasit kanë mundur të largohen nga Parisi me një pikë falë autogolit të Kimpembe në minutën e 57-të.

Mbrëmje historike për Mbappe, i cili, në moshën 22 vjeç e 3 muaj, është bërë lojtari më i ri në historinë e kombëtares franceze me 40 ndeshje të luajtura.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Finlandës dhe Bosenjës, është mbyllur na barazim. Sfida e Helsinki-t është mbyllur me shifrat 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat