Dinamo rimerr kreun!

Futboll

Dinamo rimerr kreun!

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:33
Dinamo rimerr kreun!

Dinamo rimerr kreun në grupin A të Kategorisë së Parë. Blutë kryeqytetas fituan sfidën direkte ndaj Burrelit e vlefshme për javën e 17-të, duke lënë një pikë pas në renditje matjanët. Sfida e zhvilluar në Selman Stërmasi u zgjidh në harkun e 3 minutave me Dinamon që shënoi dy herë në fillimin e pjesës së dytë.

Fillimisht Djidjiëa përfitoi nga një top i kthyer gabimisht prapa nga një mbrojtës i Burrelit duke i paraprirë daljes së portierit Miraka për të kaluar skuadrën e Olsi Ukut në avantazh. 3 minuta më pas në të 55-ën ishte braziliani Welber që realizoi edhe golin e dytë, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund pavarsisht përpjekjeve të matjanëve për të bërë diçka në këtë sfidë.

Në ndeshjet e tjera të këtij raundi në Kategorinë e Parë nuk fali as Korabi që triumfoi minimalisht 0-1 në transfertën shijakase ndaj Erzenit, duke ruajtur pozitat në vendin e 3-të dhe javën e ardhshme në rast suksesi ndaj Dinamos, skuadra e Agim Canajt mund ta mbyllë fazën e dytë në dy vendet e para.

Oriku mposhti 2-0 Besëlidhjen ndërkohë që Partizani B fitoi 2-1 në transfertën ndaj Veleçikut një sukses shumë i rëndësishëm në garën për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat