De Biasi: Do vij të votoj më 25 prill në Shqipëri

Futboll

De Biasi: Do vij të votoj më 25 prill në Shqipëri

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:53
De Biasi: Do vij të votoj më 25 prill në Shqipëri

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka folur së fundmi në një intervistë për Sport News në News 24, me moderatoren Enxhi Biba. Në fjalët e tij, De Biasi foli për heqjen e pasaportave diplomatike, ku u shpreh se i duket diçka absurde. 

“Po e mora vesh vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike. Por nuk ka një vendim zyrtar, e kam dëgjuar vetëm nga gazetarët. Nuk e kam kuptuar se për çfarë arsye bëhet kjo.

Nuk e di nëse është e vërtetë për heqjen e pasaportave diplomatike, por nëse është e vërtetë më duket diçka absurde.

Është diçka pa sens, pasi e arritëm diçka dhe më pas e heqin pas 5 viteve. Është njësoj sikur të bësh një dhuratë dhe më pas të të kërkojnë ta kthesh pas. Më duket e pakuptimtë dhe shpresoj që të mos jetë e vërtetë. Prirem të jap mendime për gjëra zyrtare.

Pasaporta ime shkruan se data e skadencës është deri në vitin 2026. Megjithatë nëse do të ma kërkojnë do e kthej sigurisht.

Do të vij të votoj më 25 prill. Kam votuar edhe më përpara. Jam krenar që jam qytetar shqiptar. Më pak krenar nëse heqin pasaportën diplomatike.

Nuk ka asnjë domethënie nëse më tërheqin pasaportën diplomatike. Unë ende nuk e besoj këtë, por nëse është e vështirë, atëherë jam shumë i zhgënjyer nga kjo sjellje. E kam ndjekur Shqipërinë vetëm në ndeshjen e fundit me San Marinon.

Morën një fitore shumë të rëndësishme. Nuk ishte një lojë shumë ë bukur, por morën fitore shumë të rëndësishme. Me Anglinë nuk kishin më shumë mundësi, pasi janë një kundërshtar të madh. Gjithmonë forca Shqipëria.”, tha De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat