Sermaxhaj: Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja

Futboll

Sermaxhaj: Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:39
Sermaxhaj: Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij sot.

Drenica dhe Feronikeli luajtën baras në derbin rajonal të vlefshëm për javën e 30-të në Superligë.

Marko Simonovski shënoi fillimisht për "Niklin" në fillim të ndeshjes, teksa Kreshnik Uka barazoi për vendasit në çastet e fundit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Sermaxhaj për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja. Në pjesën e parë nuk ishim në lojën tonë, por në pjesën e dytë lojtarët ndryshuan rrjedhën e lojës pasi janë angazhuar maksimalisht për këtë ndeshje të cilën nuk kemi dashur ta humbim. Jemi duke punuar të gjithë së bashku që të mbesim në Superligë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat