Mungesat, presioni psikologjik, vendimi i gjyqtarit

Futboll

Mungesat, presioni psikologjik, vendimi i gjyqtarit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:13
Mungesat, presioni psikologjik, vendimi i gjyqtarit

Mungesat, presioni psikologjik, vendimi i gjyqtarit… janë disa faktorë që nxjerr në pah trajneri i Kastriotit pas humbjes në Fier përballë Apolonisë.

“Ishte problem psikologjik dhe duhej të ishim të kujdesshëm. Ne dalim përpara dhe ndërtojmë lojë, por kishim probleme në mbrojtje, jashtë vendosjes natyrale. Tensioni ishte shumë i madh, kishim katër-pesë mungesa në formacion dhe aktivizuam lojtarë të rinj.”

Roli i përvojës: “Ajo që dua unë të theksoj është gjendja psikologjike, në futboll duhen lojtarë që të jenë me eksperiencë dhe sot duhet ta merrnim lojën përdore. Ne kemi thënë shpeshherë që kemi stol, por stoli ynë nuk është se ngrohte shumë, u larguan Hyseni dhe Boyom”.

Penallti e mohuar: “Nuk e di si s’mund ta japë, u bënë më shumë se 30 ndeshje pa marrë penallti. Ne jemi skuadër që në fillim të kampionatit themi e mundim Apoloninë, por në fushë jo. Duhet ta vlerësonim maksimalisht, Apolonia na ka hapur shumë probleme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat