Adriano: Romelu Lukaku ma kujton vetën time, jo vetëm për paraqitjen në fushë

Futboll

Adriano: Romelu Lukaku ma kujton vetën time, jo vetëm për paraqitjen në fushë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:12
Adriano dhe Lukaku

Ish sulmuesi i Interit, Adriano, tha se Romelu Lukaku ia kujton veten e tij.

39-vjeçari, ish-përfaqësues i Brazilit arriti në Inter nga Flamengo në 2001 dhe luajti 177 ndeshje konkurruese me Nerazzurri.

Adriano ishte i njohur për fizikun e tij dhe këmbën e majtë të fuqishme dhe ish-ylli tha se Lukaku e kujton veten e tij.

“Romelu është shumë i ngjashëm me mua nga të gjitha pikëpamjet”, tha Adriano për La Gazzetta dello Sport.

“Jo vetëm për forcën fizike dhe këmbën e tij të majtë, por edhe për përulësinë dhe lidhjen shumë të fortë familjare.

“Ai është një lojtar unik dhe teknik, askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Imagjinoni për një moment, unë dhe ai në fushë së bashku”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat