Tare: Nuk ka pasur takim të fshehtë me Inzagin

Futboll

Tare: Nuk ka pasur takim të fshehtë me Inzagin

Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:10
Tare: Nuk ka pasur takim të fshehtë me Inzagin

Drejtori i Lacios, Igli Tare është lyetur mbi rinovimin e trajnerit Simone Inzagi, teksa së fundmi është përfolur se palët kanë mbajtur një takim të fshehtë.

Mirëpo, Tare i ka përgënjeshtruar këto zëra teksa shprehet se do të flasin në pas fundit të kampionatit me Inzagin.

“Në orët e fundit kam lexuar që është zhvilluar një takim privat me Inzagin, por nuk është e vërtetë.

E kemi lënë që pas fundit të kampionatit, të ulemi dhe të flasim. Ne kemi pasur mundësinë edhe për t’u kualifikuar në Champions, por humbja me Fiorentinën na dëmtoi.

Gjithsesi, edhe kualifikimi në Europa League është i rendësishëm për t’i dhënë vazhdimësi asaj që kemi nisur. Të luajmë në Europë është thelbësore për shoqërinë”, u shpreh Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat