Selajdin Azizi - veprimtar i dalluar sportiv në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Selajdin Azizi - veprimtar i dalluar sportiv në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:38
Selajdin Azizi - veprimtar i dalluar sportiv në Gjeneratën e Republikës

Vitet më të vështira (1991-1999) për popullin shqiptar të Kosovës, duke u ballafaquar me terrorin e paparë të regjimit serb.

Sportistët ia dolën ashtu si munden, duke i organizuar garat në kuadër të Republikës së Kosovës, në fusha dhe salla të improvizuara, pasi që okupatori serb i dëboi nga stadiumet dhe palestrat sportive.

Selajdin Azizi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej veprimtarëve më të dalluar sportiv. 

Ai u angazhua me mish e më shpirt si sekretar dhe anëtar i kryesisë së klubit të futbollit Çeliku nga Ferizaj.

Trajneri Ahmet Sylejmani, tha se kontributi i Selajdin Azizit ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe së bashku me të e disa të tjerë, ishin halë në sy për pushtuesin serb. 

Sylejmani tregon se përkundër vështirësive të mëdha asnjëherë nuk u ndalën në luftën kundër pushtuesit serb.

Azizi ka qenë njëri prej veprimtarëve që ka dhënë shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës, duke mos u ndaluar kurrë dhe as që mërzitej nga kërcënimet e milicisë serbe. 

Sela sot është krenar që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës, kontribues dhe motivues i djelmoshave të rinj në vitet më të rënda, në vitet e 90-ta, kur jeta në çdo sekondë ishte e rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat