Sermaxhaj: Meritorë për sukseset e tyre janë edhe pjesa tjetër e lojtarëve

Futboll

Sermaxhaj: Meritorë për sukseset e tyre janë edhe pjesa tjetër e lojtarëve

Nga: K.G. Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:13
Sermaxhaj: Meritorë për sukseset e tyre janë edhe pjesa tjetër e lojtarëve

Trajneri i Dritës U-19 nga Gjilani, Genc Sermaxhaj, përgëzon futbollistët që janë ftuar në Kombëtare e Kosovës U-19. 
Sermaxhaj ka fjalë miradije për futbollistët e talentuar.  

“Dienit Isufi, Yll Ibrahimi, Shaban Shabani dhe portieri Olt Ismajli, janë ftuar në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës U-19. 

Këta djem, dëshmuan paraqitje fantastike në sezonin 2020/21, dhe me plot meritë përfaqësojnë veten dhe klubin FC Drita U-19 dhe jo vetëm. 

Meritorë për sukseset e tyre janë edhe pjesa tjetër e lojtarëve që pa mundin e përbashkët nuk do të kishin këto përformanca fantastike. 

Ky është një motiv për të gjithë që të vazhdojnë e të punojnë edhe më shumë. 

Krenar me ju! Suksese!”, ka shkruar Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat