Jashanica pritet ta braktisë Ballkanin

Futboll

Jashanica pritet ta braktisë Ballkanin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:14
Jashanica pritet ta braktisë Ballkanin

Bajram Jashanica gjatë këtij sezoni me Ballkanin nuk arritën ndonjë sukses, pasi suharekasit mbetën në pozitën e tretë në Superligë.

Qendërmbrojtësi kishte shkëlqyer për shumë sezone edhe te Skënderbeu në Shqipëri, para se të bashkohej me Ballkanin në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle. Sipas Newsport.al, skuadra e rikthyer në Superioren e Shqipërisë, Dinamo, janë afër të firmosin me Jashanicë.

18 herë kampionët e Shqipërisë janë rikthyer në Superligë pas nëntë vitesh pritje e po projektojnë goditjet e para në merkato.

Për momentin Dinamo është pa trajner por akordi me Bledi Shkëmbin është shumë afër e për këtë arsye po mendohet për lojtarët.

Jashanica dhe Shkëmbi njihen mjaft mirë pas kanë luajtur së bashku te Skënderbeu dhe të dy pritet të bashkohen te Dinamo, por këtë herë me role të ndryshme, Shkëmbi në stol dhe Jashanica në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat