Burim Haxhimusa - lojtar i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Burim Haxhimusa - lojtar i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:55
Burim Haxhimusa - lojtar i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Fusha e fshatit Varosh ishte konak i klubit të futbollit Ferizaj dhe IMK Çelikut. 

Fusha e Varoshit iu shërbeu gjatë kohës së okupimit (1991-1999), ku disa herë u ndërprenë ndeshjet nga milicia serbe.

Burim Haxhimusa i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar në radhët e Ferizajt!

Ka qenë karakteristikë në disa raste, tre Haxhimusë luanin në përbërjen e Ferizajt: Nadiri, Burimi dhe Bujari.

Burimi ka qenë ndër mbrojtësit më stabil, u angazhua maksimalisht në vitet më të vështira, duke dhënë kontribut të madh dhe në asnjë formë nuk u zmbraps përkundër kërcënimeve të pushtuesit serb. 

Si çdo sportist tjetër edhe Burimi tregoi veten në ditët më të rënda, duke iu kundërvu regjimit serb.

Burimi me vëllain e tij Nadirin, dhanë shumë në kohën kur jeta ishte në çdo sekondë në rrezik nga regjimi serb.  

Sot bën një jetë të qetë, e përcjellë me vëmendjen futbollin dhe ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës, duke dhënë  gjithçka që kishte nga vetja në të mirë të futbollit dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat