Calhanoglu si Donnarumma

Futboll

Calhanoglu si Donnarumma

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:13
Calhanoglu si Donnarumma

Calhanoglu si Donnarumma.

Te Milani është koha për reflektime dhe zgjedhje, por për gjithçka, një gjë është e sigurt: klubi nuk ka ndërmend t’iu përkulet kërkesave (veçanërisht nëse janë të tepruara) të lojtarëve. Prandaj, në përputhje me të menduarit aktual, edhe lojtari turk po shkon drejt lamtumirës me kuqezinjtë.

Kontrata e tij është gati të skadojë dhe askush në bordin drejtues, Paolo Maldini në krye, nuk ka ndërmend të lëshojë në kërkesat për dyfishim page: nga 2.5 milionë euro aktualisht në 5 milionë euro me kontratën e re. Pas përfundimit të kampionatit, lojtari nuk është dëgjuar më me menaxhmentin kuqezi dhe ky shihet sinjal i fortë lamtumire.

Për Calhanoglu kishte dhe mbetet oferta e pasur, e mbërriti nga Katari. Në bazë të saj, turku do të fitonte 32 milionë euro në 3 vite, të ofruara nga Al Duhail. Edhe Juventusi mbetet i interesuar për të, por nuk dihet me saktësi si kanë lëvizur gjërat pas largimit të Paratici, i cili e pëlqente shumë turkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat