Alegri i qartë sa i përket Ronaldos

Futboll

Alegri i qartë sa i përket Ronaldos

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:32
Alegri i qartë sa i përket Ronaldos

Masimiliano Alegri ka mbajtur ditën e djeshme mbledhjen e parë me drejtuesit e Juventusit, teksa janë vendosur piketat për sezonin e ri.

Temat kanë qenë të shumta, megjithatë ato të merkatos kanë marrë pjesën më të madhe të kohës. Sidomos në lidhje me të ardhmen e Kristiano Ronaldos.

Alegri e ka theksuar edhe njëherë se është i gatshëm të punojë me një skuadër pa portugezin, madje kërkon që vëmendja të jetë tashmë te Paulo Dibala. Na këtë formë, luzitani pritet të largohet ndërsa klubet e vetme që mund ta përballojnë atë janë PSG, Mançester Junajtid dhe Real Madrid.

Në avantazh duket PSG, ndërsa te bardhezinjtë janë të hapur të përfshijnë në negociata edhe Ikardin. Për sulmuesin ka një dakordësi nga Alegri, në rast se nuk arrihet marrëveshja për Moratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat