Reagon Mirel Josa

Futboll

Reagon Mirel Josa

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:52
Reagon Mirel Josa

Mirel Josa e ka mbyllur dje bashkëpunimin me Kukësin!

Trajneri ka pranuar të prishe me konsensus kontratën me verilindorët dhe nuk ka dashur të bëjë asnjë polemike!

Përkundrazi, ai ka falënderuar stafin, lojtarët dhe drejtuesit për punën e bërë sezonin që shkoi! “E mbylla me Kukësin dhe thjesht dua të falënderoj lojtarët, stafin, drejtuesit dhe gjithë bashkëpunëtorët e mi!

Bëmë aq sa mundem dhe do të donim që të kishim arritur rezultate akoma më të mira, por ky është futbolli! I uroj suksese Kukësit në të ardhmen dhe shpresoj që të arrijnë rezultatet që dëshirojnë”, tha Josa për “Panorama Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat