Anglia mezi e mposhti Rumaninë! Henderson dështon nga penalltia

Futboll

Anglia mezi e mposhti Rumaninë! Henderson dështon nga penalltia

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:55
Anglia mezi e mposhti Rumaninë! Henderson dështon nga penalltia

Anglia ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Riverside” në Middlesbrough.

Autor i golit është Marcus Rashford.

Në minutën e 68-të, Rashford nga penalltia shënoi golin e fitores.

Në minutën 78-të, Henderson dështon nga penalltia, për të thelluar fitoren e  anglezëve. Henderson gjuan nga pika e bardhë por portieri Nita e ka pritur për mrekulli dhe evitoi humbjen më të thellë.

Duket se anglezët janë mirë të përgatitur për Kampionatin Evropan 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat