Eskalon agjenti Morabito: Tare shpenzoi 18 milionë euro për një ‘gomar’ si Muriqi

Futboll

Eskalon agjenti Morabito: Tare shpenzoi 18 milionë euro për një ‘gomar’ si Muriqi

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:56
Vedat Muriqi

Agjenti Vincenzo Morabino ka dhënë një deklaratë mjaftë fyese drejtuar yllit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Për RAI 3, agjenti Morabito ‘thumboi’ keq drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, derisa dha deklaratë fyese drejtuar Muriqit, të cilin e quajti ‘gomar’.

“Ai ka një vëlla që është në konsullin shqiptar në Stamboll dhe vendosi të paguajë 18 milionë euro për një lojtar që është absolutisht gomar”.

“Simeone Inzaghi me tha: Jam duke hequr flokët e mia këtu. Stefan Radu më thotë se mund të ndal Muriqin pa mbrojtëse në stërvitje sepse është shumë i dobët”.

“Muriqi… 18 milionë euro për Muriqin dhe janë pesë agjent të përfshirë në komision. E kam fjalën, 18 milionë euro janë shumë para për Lazion dhe ata e marrin këtë dështues”, deklaroi ai.

Muriqi ka qenë zhgënjyes këtë edicion duke kontribuar me dy gola dhe një asistim në 34 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat