Gjithçka e qartë sa i përket Kupës së Amerikës

Futboll

Gjithçka e qartë sa i përket Kupës së Amerikës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:54
Gjithçka e qartë sa i përket Kupës së Amerikës

Nuk ka më dyshime, Kupa e Amerikës do të zhvillohet në Brazil. Ka qenë vetë Gjykata e Lartë, e cila ka njoftuar se kompeticioni madhor do të mbahet në vendin e sambas.

Pavarësisht se lojtarët e Brazilit ishin kundër, për shkak të pandemisë, tashmë është vendosur zyrtarisht.

Brazili është i kushtëzuar nga pandemia, ku vazhdojnë të konfirmohen raste të shumta me Covid-19, por pavarësisht kësaj, Kupa e Amerikës do të zhvillohet aty dhe do të startojë 13 qershor.

Kujtojmë se ky është destinacioni i tretë për Kupën e Amerikës, pasi fillimisht u zhvendos nga Kolumbia dhe Argjentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat