Mala fiton kontratën e jetës në Turqi

Futboll

Mala fiton kontratën e jetës në Turqi

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:08
Mala fiton kontratën e jetës në Turqi

Sipas mediave turke, Esat Mala, 22-vjeçari nga Prizreni do të vijojë karrierën në Turqi, teksa ka firmosur me Giresunsporin, klub me të cilin në të kaluarën është aktivizuar edhe Vedat Muriqi.

Në fakt, për të interesohej shumë edhe Samsunspori, po në ligën e parë turke, por duket se oferta ka qenë bindëse edhe për klubin e Partizanit që e ka nën kontratë Malën dhe pritet që të përfitojë një shumë të konsiderueshme dhe në këtë mënyrë e ka lënë lojtarin që të largohet.

Mala është larguar sot nga kampi i kuq, ku skuadra vijon përgatitjet në Maqedoninë e Veriut dhe me shumë gjasa, sot në mbrëmje ose nesër do të bëj prezantimin në radhët e skuadrës së Giresunsporit.

KONTRATA – Njëjtë si Eneo Bitri, që tek Astana në Kazakistan do të përfitojë 12 mijë euro në muaj, edhe Esat Mala ka siguruar kontratën e jetës. Panorama Sport shkruan se mesfushori nga Prizreni do të përfitojë plot 15 mijë euro në muaj nga kontrata me klubin turk.

Duke parë kushtet e kontratës së tij në Turqi, si dhe faktin që klubi i Giresunsporit i pagoi Partizanit 100 mijë euro, kjo marrëveshje ishte fitimprurëse për të dyja palët dhe akordi u arrit. Esat Mala nuk ka qenë ditën e djeshme pjesë e grupit të Partizanit që vazhdon të kryejë përgatitjet në Ohër të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat