Xhevdet Muriqi: ‘Bota sot’ është frymëzim për të gjitha brezat sportivë 

Futboll

Xhevdet Muriqi: ‘Bota sot’ është frymëzim për të gjitha brezat sportivë 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 13:00
Xhevdet Muriqi: ‘Bota sot’ është frymëzim për të gjitha brezat sportivë 

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, me fjalë më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, thotë se “Bota sot” i përfshinë të gjitha sportet, duke raportuar paanshëm dhe me korrektësi.

Xhevdet Muriqi: “Uroj nga zemra përvjetorin e 26-të të gazetës “Bota sot” dhe qindra përvjetor të tjerë.

‘Bota sot’ është frymëzim për të gjitha brezat sportivë.  Gazetë që shpalos të arriturat e të gjitha sporteve në Kosovë dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Gazetë që asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina, por jo vetëm të Prishtinës,  duke i treguar këtij brezit të ri se Kosova gjithmonë ka pasur emra të mëdha. Është e paanshme dhe gjithmonë në kërkim të lajmit dhe paraqitjes në mënyre sa më profesionale. Uroj shumë e shumë suksese gazetës ‘Bota sot’”, uron legjenda Xhevdet Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat