Mala tregon arsyet e zgjedhjes së klubit turk

Futboll

Mala tregon arsyet e zgjedhjes së klubit turk

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:13
Mala tregon arsyet e zgjedhjes së klubit turk

Esat Mala do të vazhdojë karrierën në Turqi duke qenë se tashmë është njënfutbollist i Giresunspor. Turqit i paguan Partizanit 100 mijë euro për lontarin, ndërsa kanë ruajtur edhe 10% të kartonit, në rast se Mala shitet në sezonet pasardhëse.

Sakaq, Mala ka treguar së fundmi për kanalin zyrtar të klubit tirk, arsyen pse zgjodhi Giresunspor.

“Kisha marrë disa oferta nga Turqia. Zgjodha Giresunspor sepse ata më kërkuan me ngulm. Falënderoj presidentin Hakan Karahmat dhe stafin teknik që insistuan për mua.

Normalisht që kam bërë disa kërkime për klubin e Giresunspor. Kuptova që është një klub me ambicie dhe që luan në një qytet që e do futbollin. E di shumë mirë ku kam ardhur.

Gjithashtu, mësova se edhe tifozët janë të mrekullueshëm dhe mbështesin skuadrën gjatë gjithë kohës. Jam shumë krenar që jam pjesë e familjes së Giresunspor dhe do të jap maksimumin që të mos zhgënjej askënd”, u shpreh Mala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat