Xhaka bën gjestin interesant, i dorëzon Petkoviçit…

Futboll

Xhaka bën gjestin interesant, i dorëzon Petkoviçit…

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:44
Xhaka bën gjestin interesant, i dorëzon Petkoviçit…

Granit Xhaka ishte padiskutim lojtari më i mirë i ndeshjes saqë u vlerësua dhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër, ndeshje ku helvetët morën kualifikimin heroik ndaj kombëtares transalpine pas goditjeve të 11-metërshave.

Mesfushori i Arsenalit dhuroi një super asist tek goli i barazimit të 3-3 në minutën e 90′ me autor Gavranoviç.

Xhaka ka bërë një gjest të mrekullueshëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ishte duke folur për këtë kualifikim, lojtari me origjinë shqiptare hyri në këtë konferencë dhe përpara se të ulej i dhuroi çmimin si lojtari më i mirë trajnerit Petkoviç, duke i thënë që ky është trofeu juaj.

Një gjest i mrekullueshëm saqë kjo u bë menjëherë virale. Zvicra në Grupin A u rendit në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe eci më tej si e treta më e mirë, dhe më pas duke u kualifikuar ndaj Francës në 1/8 dhe në çerekfinale kombëtarja helvete do të gjejë Spanjën në një sfidë që premton gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat