Belgjika mat forcën me Italinë

Futboll

Belgjika mat forcën me Italinë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:51
Belgjika mat forcën me Italinë

Belgjikë-Itali do të jetë vëmendja kryesore e çerekfinaleve.

Çiftet e tjera kanë një favorit kryesor, pavarësisht se ky Europian ka treguar se është plot surpriza.

Si Italia ashtu dhe Belgjika kanë fituar të katër sfidat e mëparshme.

Belgjika vuajti dëmtimin e Hazard dhe De Bruyne në ndeshjen ndaj Portugalisë, të cilët janë shtylla kryesore e kësaj skuadre. Ndaj Portugalisë, Belgjika u tregua pragmatiste duke i dhuruar mbajtjen e topit kundërshtarit, por shënoi golin që i dhuroi fitoren.

Nga ana tjetër, Italia e magjishme e tre ndeshjeve të para të grupit u venit paksa, pasi vuajti ndaj Austrisë. Në sfidën e 2 korrikut ndaj Belgjikës në “Allianz Arena”, axurrët do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat