Mehmeti: Pa analista - portier!?

Futboll

Mehmeti: Pa analista - portier!?

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:16
Mehmeti: Pa analista - portier!?

Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, shprehet kritikë, se portierët po lihen anash! Ai tha se nuk ka asnjë analistë të portierëve që flet për portier, kjo është shqetësuese për të.

Tani më nga Kampionati Evropian kanë mbetur të zhvillohen edhe tri lojë.

Ishte një kampionat mjaft interesant e me shumë befasi!

Në të gjitha televizionet tona u debatua, analizua e u komentuan ndeshje pas ndeshje në mënyrën e njohurin e analistëve të përzgjedhur , por nuk kishte analist të denjë që e njohin bindshëm zejen e portierit...!?

Pa, dashur të lëshohem në njohurinë  dhe bagazhin e disa trajnerëve si analist për ta pasqyrua e përcjell te shikuesi qartë ,drejtë e mirë.

Është e pa kuptimit që nga numri i madh i analistëve , në asnjë televizion nuk kishte analist portier, trajner ( Kosova ka mjaft të tillë , ku vetëm në FFK janë 7-8 trajner të punësuar ...!?)

Është e pa kuptimtë e nënçmim shumë i madh mos përfshirja e tyre, kur dihet se roli i portierit  është vendi më i ndjeshëm në ekip (30%) Në analiza vërehej mungesë e dijes së tyre në këtë drejtim dhe ishin vlerësime paushalle e të pa sakta të bëra nga ata , pra ,ishin  analiza e sugjerime të cunguara e jo profesionale...!?

Kjo, është një dobësi e shfaqur te TV tona , dobësi profesionale që po i bëhet zejes së portierit në avancimin dhe afirmimin e portierëve të rinj. Edhe më parë janë bërë gabime të njëjta në mospërfshirja e ekspertëve, ndihej kjo mungesë e analistëve portier në TV tona. Është një  neglizhencë apo mos dije të redaktorëve sportiv ...!

Kampionati EU 2020 ishte një rast ideal, ku talentët mundeshin të begatojnë dijen e portierët e që tek ne në Kosovë na mungon.

Ishte rast i mirë të mësonin, shumē gjëra enigmatike e që deri sot për ta të papara e dëgjuar , ishte një shans edukimi e begatie që përsëritet rrallë (në 4 vite). Pra, ishte një rast i humbur në mungesë  të analizave profesionale , në zgjerimin e njohjet e reja që u shfaqen gjatë këtij kampionatit.
Këshilla ime është në interes të avancimit të futbollit dhe mos e nënvlerësimi e nënçmimi  në të ardhmen  ...rolin  dhe përgjegjësinë më të madhe në ekip pa dyshim e ka portieri!?”, reagon Mehmeti për profilit të tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat