Rahoveci ka filluar organizimin për Ligën e Parë

Futboll

Rahoveci ka filluar organizimin për Ligën e Parë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:25
Rahoveci ka filluar organizimin për Ligën e Parë

‘Vreshtarët’ kanë konfirmuar fillimisht trajnerin Senad Alirifa, që është njëri ndër më meritorët në kthimin e Rahovecit në nivelin e dytë të garave.

Pas kësaj dy lojtarët e parë që erdhën te Rahoveci Lorik Dobratiqi e Egzon Elshani.

Klubi dhe trajneri pastaj iu besuan lojtarëve si Isa Eminhaziri dhe Muhamed Shehu që llogariten si legjenda të klubit, ndërsa rinovoi edhe i riu Besfort Merxha.

Drejtori sportiv, Myrtezan Dula, ka ofruar në dy ditët e fundit në ekip emra si Mikea Avdillari (FC Maliqi- Shqipëri), Edonis Krasniqi (Fc Malisheva) dhe Jozef Lekaj (Dukagjini- Gjakovë).

Krejt në fund Hamid Mullabazi dhe Donat Krasniqi kanë vazhduar edhe për një vit me klubin, duke e krijuar kështu bazën për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat